Turqia

Delegacion turk i nivelit të lartë do të vizitojë Libinë

Me udhëzimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia do të vizitojë Libinë para samitit të NATO-s

Zafer Fatih Beyaz  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Delegacion turk i nivelit të lartë do të vizitojë Libinë

Ankara

Para samitit të NATO-s, një delegacion i nivelit të lartë nga Turqia do të vizitojë Libinë me udhëzimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimit ka bërë të ditur se delegacioni i drejtuar nga Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, përfshin edhe ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Yaşar Güler, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, drejtorin e komunikimit Fahrettin Altun dhe zëdhënësin presidencial Ibrahim Kalin.

Gjatë vizitës një-ditore, delegacioni turk do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Libian Abdul Hamid Dbeibeh dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Delegacioni gjithashtu pritet të takohet me kryetarin e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohammed al-Manfi.

Një takim i nivelit të lartë të vendeve anëtare të NATO-s do të mbahet të hënën në Bruksel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın