Aness Suheil Barghoti
09 Shtator 2019•Përditësim: 10 Shtator 2019
Rreth 470 palestinezë u arrestuan nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës muajin e kaluar, thanë sot tre organizata joqeveritare palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në mesin e të arrestuarve ishin 50 të mitur dhe 11 gra", thuhet në një raport të përbashkët, të lëshuar nga Komiteti i të Arrestuarve dhe ish të Arrestuarve, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Shoqata për Mbështetjen e të Burgosurve dhe të Drejtave të Njeriut.
"Një total prej 162 banorë të Kudsit Lindor të okupuar ishin midis të arrestuarve", thuhet në raport.
Sipas raportit, 220 të mitur dhe 38 gra ende mbahen në burgjet izraelite.
"Aktualisht ka 7.500 të burgosur në burgjet izraelite", thanë OJQ-të, duke shtuar se 500 palestinezë aktualisht po mbahen nën politikën e Izraelit të 'arrestit administrativ', nën të cilin të burgosurit mund të mbahen në periudha deri në 6 muaj pa akuza ose gjykim.
Politika e ndalimit administrativ u vendos për herë të parë nga forcat kolonialiste britanike gjatë periudhës së Mandatit Britanik (1923-1948) në Palestinë.