Bota

Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, shtrohet në spital

Në njoftimin e Qendrës Carter thanë se Jimmy pësoi "frakturë të vogël të legenit" të hënën, por mbetet në gjendje të mirë shpirtërore dhe mezi pret të rikuperohet në shtëpi

Ekip  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 24.10.2019
Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, shtrohet në spital

Plains

Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, është shtruar në spital pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Qendrës Carter theksuan se Jimmy pësoi "frakturë të vogël të legenit" të hënën, por mbetet në gjendje të mirë shpirtërore dhe mezi pret të rikuperohet në shtëpi.

Zëdhënësi i Qendrës Carter, Deanne Congileo, tha se ajo nuk ka asgjë më shumë për të shtuar.

Carter ishte rrëzuar një herë në shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji, duke e lënë 95-vjeçarin me 14 qepje dhe mavijosje rreth syrit të tij të majtë.

Përkundër kësaj, ai u shfaq të nesërmen për të ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie me Habitat për Njerëzimin në Nashville, Tenesi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın