Bota

Norvegji, vodhi autoambulancën dhe lëndoi disa persona

Transmetuesi norvegjez NRK tha se disa njerëz u goditën, përfshirë një foshnje në karrocë e cila është dërguar në spital

Ekip  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 22.10.2019
Norvegji, vodhi autoambulancën dhe lëndoi disa persona

Kopenhagë

Policia norvegjeze bëri të ditur se sot ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur që vodhi një autoambulancë në Oslo dhe shtypi disa persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi norvegjez NRK tha se disa njerëz u goditën, përfshirë një foshnje në karrocë e cila është dërguar në spital. NRK tha se policia është duke kërkuar një person tjetër që mund të ketë qenë i përfshirë, por autoritetet nuk dëshiruan ta konfirmojnë raportimin.

Lidhur me ngjarjen nuk janë dhënë detaje të tjera.

Incidenti ndodhi në pjesën veriore të Oslos, kryeqytetin e Norvegjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın