Bota

Ish-kryeministri britanik, Cameron: Çdo ditë mendoj për pasojat e Brexit-it

Cameron në një intervistë të publikuar sot tha se çdo ditë mendon për pasojat e referendumit të Brexit-it dhe brengoset me "dëshpërim" për atë se çfarë do të ndodhë pas Brexit-it

14.09.2019
Ish-kryeministri britanik, Cameron: Çdo ditë mendoj për pasojat e Brexit-it Foto: AA/Arhiv

Londër

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili shpalli referendumin për Brexit-in dhe ku u vendos për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, tha se i vjen keq për përçarjet që janë shkaktuar nga ky veprim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Cameron në një intervistë të publikuar sot tha se çdo ditë mendon për pasojat e referendumit të Brexit-it dhe brengoset me "dëshpërim" për atë se çfarë do të ndodhë pas Brexit-it.

Ai dha një intervistë për gazetën "The Times" me rastin e promovimit të librit të tij të memoareve i cili do të publikohet së shpejti. Cameron ishte në anën e atyre që nuk donin shkëputjen nga BE-ja, ndërsa dha dorëheqje nga posti i kryeminstrit një ditë pas referendumit të vitit 2016.

Në intervistë ish-kryeministri britanik kritikoi aleatët e tij të dikurshëm Boris Johnson dhe Michael Gove të cilët mbështetën fushatën e "largimit".

Cameron tha se ata "të vërtetën e lanë në shtëpi" gjatë kohës së fushatës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın