Bota

Irani synon krijimin e një platforme bashkëpunimi shumëpalëshe në rajonin e Kaukazit

Ministri i Jashtëm Iranit, Mohammed Javad Zarif, është duke zhvilluar një turne rajonale që përfshin 6 shtete

Muhammet Kurşun  | 26.01.2021 - Përdıtësım : 26.01.2021
Irani synon krijimin e një platforme bashkëpunimi shumëpalëshe në rajonin e Kaukazit

Teheran

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif, tha se duan të krijojnë platformë bashkëpunimi 6 palëshe në rajonin e Kaukazit dhe se për këtë qëllim ka nisur turneun e vizitave rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zarif, në një deklaratë për mediat iraniane në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, vlerësoi turneun e tij rajonal që përfshin 6 shtete.

Duke theksuar se dje kanë realizuar një takim produktiv me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe me zyrtarët tjerë azerbajxhanas ai tha se, "Duam të krijojmë një platformë bashkëpunimi 6 palëshe. Për këtë shkak jemi duke vizituar shtetet e rajonit të Kaukazit".

Zarif tha se me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Moskë do të trajtojnë çështjet në lidhje me, Malësinë e Karabakut, marrëveshjen bërthamore, Sirinë, Afganistanin dhe Jemeni. "Me largimin e Donald Trump u krijuan kushte të veçanta dhe qëndrimin tonë në këtë çështje do ta përcaktojmë në harmoni me Rusinë", deklaroi Zarif.

Ndërkaq, pas Rusisë, Zarif pritet që ta vizitojë Armeninë, Gjeorgjinë, dhe Turqinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın