Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Irak
Televizioni shtetëror iranian IRIB raportoi se sulmi i quajtur "Lajm i Mirë i Fitores" (Bashayer Al-Fath), kishte për qëllim bazën amerikane "Al-Udeid" në Katar

Aman
Irani filloi një operacion ushtarak kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror iranian IRIB raportoi se sulmi i quajtur "Lajm i Mirë i Fitores" (Bashayer Al-Fath), kishte për qëllim bazën amerikane "Al-Udeid" në Katar.
Irani lëshon disa raketa drejt objektivave amerikane në Katar.
Mbi kryeqytetin e Katarit, Doha u dëgjuan shpërthime, njofton agjencia amerikane "Axios". pic.twitter.com/epSffmHuMj
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se një sulm me raketa është kryer edhe ndaj një baze amerikane në Irak.
Mediat izraelite pretendojnë se sulmi i nisur nga Irani kishte për qëllim bazat amerikane në katër vende të ndryshme të Gjirit.
Nga SHBA-ja nuk është bërë ende një deklaratë për këtë çështje.