Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Irani regjistron rreth 400 viktima të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë tha se deri më tani 416.084 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 134.047 të tjerë dozën e dytë

Muhammet Kurşun  | 19.04.2021 - Përdıtësım : 19.04.2021
Irani regjistron rreth 400 viktima të reja nga COVID-19

Teheran

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran u regjistruan 398 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24.346 raste të reja ndërsa 3.901 janë hospitalizuar.

Me këto shifra numri i rasteve ka arritur në 2.261.435 ndërsa i viktimave në 67.130.

Më tej thuhet se 4.843 nga pacientët e prekur nga COVID-19 janë në kujdes intensiv ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve nga COVID-19 shkoi në 1.797.319

Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorë deri më sot ka kryer 14.500.519 teste për COVID-19.

Në Iran janë aplikuar mbi 550 mijë doza të vaksinës

Ministria tha se deri më tani 416.084 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 134.047 të tjerë dozën e dytë.

Sipas kësaj, numri i vaksinave të aplikuara ka arritur në 550.131 doza.

Sipas nivelit të rrezikut, 257 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 129 qytete si zona "portokalli", 51 qytete si zona të "verdha" dhe 11 qytete si zona "blu". Ndërsa është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".

Gjithashtu vendimi për kufizimin 10-ditorë i marrë nga qeveria iraniane nga 10 prilli u zgjat deri më 24 prill. Nga ana tjetër, u njoftua se seancat e Parlamentit u shtynë për 2 javë për shkak të COVID-19.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın