Bota, Shkencë dhe Teknologji

NASA teston fluturimin e parë me helikopter në Mars

"Helikopteri Ingenuity bëri fluturimin e tij të parë, fluturimin e parë të një mjeti me motor në një planet tjetër", njoftoi NASA në Twitter

Övünç Kutlu  | 19.04.2021 - Përdıtësım : 19.04.2021
NASA teston fluturimin e parë me helikopter në Mars

Ankara

Agjencia amerikane për studimin e hapësirës (NASA) njoftoi se fluturimi i parë i helikopterit në Mars është kryer me sukses, që është edhe fluturimi i parë i një anije kozmike me motor në një planet tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Helikopteri Ingenuity bëri fluturimin e tij të parë, fluturimin e parë të një mjeti me motor në një planet tjetër", njoftoi NASA në Twitter, duke shtuar se të dhënat treguan se fluturimi ishte i suksesshëm.

Më parë, NASA shtyri fluturimin e parë në mars. Helikopteri Ingenuity, i cili është i lidhur me Rover Perseverance, u ul në "planetin e kuq" më 18 shkurt ndërsa duhej të ngrihej më 8 prill.

Meqenëse Marsi ka një të tretën e gravitetit të Tokës dhe një atmosferë jashtëzakonisht të rrallë në raport me Tokën, fluturimet e helikopterëve në Mars janë më komplekse sesa fluturimet në Tokë ndërsa ndryshimet në energji dhe temperaturë janë një sfidë gjatë fluturimit, tha NASA muajin e kaluar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın