Koronavirusi

Kosovë, 1 viktimë dhe 103 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 103 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.754 raste

Agim Sulaj  | 13.05.2021 - Përdıtësım : 14.05.2021
Kosovë, 1 viktimë dhe 103 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.218, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 103 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.754 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.100 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 561.637 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 248 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 98.787, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.749.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.