Bota

Irani kërcënon me mbylljen ngushticën strategjike të Hormuzit

“Nëse pengohemi të përdorim atë, do ta mbyllim. Nëse ka ndonjë kërcënim... te ujërat iraniane, ne nuk do të hezitojmë t’i përgjigjemi”, tha Tengseiri

Ali H. M.Abo Rezeg  | 22.04.2019 - Përdıtësım : 23.04.2019
Irani kërcënon me mbylljen ngushticën strategjike të Hormuzit Foto: AA/Arhiv

Teheran

Irani ka shtuar kërcënimet duke theksuar se do të mbyll ngushticën strategjike të Hormuzit nëse nuk i lejohet të përdor rrugën ujore të Gjirit Persik për eksportin e naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç citon agjencia iraniane e lajmeve Fars, komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, Raza Tengseiri, theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar ngushtica e Hormuzit është një “kalim detar”.

“Nëse pengohemi të përdorim atë, do ta mbyllim. Nëse ka ndonjë kërcënim... te ujërat iraniane, ne nuk do të hezitojmë t’i përgjigjemi”, tha Tengseiri.

Mes tensioneve në rritje të vazhdueshme me SHBA-të, zyrtarët iranianë në mënyrë të përsëritur kanë kërcënuar me mbylljen e ngushticës, një nga rrugët ujore më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës.

Pjesa më e madhe e naftës nga prodhuesit më të lartë të rajonit, duke përfshirë Arabinë Saudite, Irakun dhe Kuvajtin, kalon përmes ngushticës së Hormuzit drejt tregjeve të etur për naftë në Lindjen e Largët.

Sot më herët, Washingtoni njoftoi planet për t’i dhënë fund përjashtimeve të përkohshme për vendet që ende blejnë naftë iraniane.

Ky veprim vjen si pjesë e politikës së Shtëpisë së Bardhe për të ushtruar “presion maksimal” ndaj Iranit, me qëllim që të sjell në zero të ardhurat e naftës në vend.

Nëntorin e kaluar, administrata Trump ri-imponoi sanksione mbi sektorin e naftës iraniane pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe grupit të kombeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe Gjermania).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.