Zehra Nur Düz
22 Prill 2019•Përditësim: 22 Prill 2019
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.1 që goditi Filipinet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Filipineve, tetë persona humbën jetën në qytetet Porac dhe Lubao.
Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Gutad, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Manila.
Tërmeti i cili ndodhi në një thellësi prej 20 kilometër, shkakoi panik në Manila, ndërsa disa hotele dhe qendra tregtare u evakuuan.
Pas tërmetit po ashtu u regjistruan të paktën 52 tronditje.