Mustafa Melih Ahıshalı
25 shtator 2015•Përditësim: 25 shtator 2015
TEHERAN (AA) - Në Iran janë shpallur 3 ditë zie për personat që kanë humbur jetën në rrëmujat në Mina të Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto ditë zie janë shpallur nga autoritetet shtetërore në Iran pikërisht sot, në ditën e ndodhjes së tragjedisë.
Kujtojmë se të paktën 753 persona kanë humbur jetën dhe mbi 800 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë dhe gjatë shtyrjes që ndodhi sot gjatë riteve fetare të pelegrinëve gjatë Haxhit në Mina, pranë qytetit të Mekës në Arabinë Saudite.