Mustafa Melih Ahıshalı
10 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 291, pasi kanë humbur jetën edhe 54 persona të tjerë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 8.042, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën edhe 54 persona, duke e rritur në 291 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.
Ai shtoi se me 881 rastet e reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 8.042 dhe se 2.731 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Është njoftuar se Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.