Bota, Koronavirusi

Iran, një 90 vjeçare mposht koronavirusin

Para 11 ditëve në spitalin Furkani në qytetin Kom u pranua e moshuara e infektuar me koronavirus, ndërsa sot është liruar nga spitali dhe ndihet mirë, lajmëroi televizioni shtetëror iranian

Mustafa Melih Ahıshalı   | 26.03.2020
Iran, një 90 vjeçare mposht koronavirusin

Stamboll

Një grua 90-vjeçare në qytetin iranian Kom, epiqendra e koronavirusit në këtë vend, është kuruar nga koronavirusi dhe liruar nga spitali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para 11 ditëve në spitalin Furkani në qytetin Kom u pranua e moshuara e infektuar me koronavirus, ndërsa sot është liruar nga spitali dhe ndihet mirë, lajmëroi televizioni shtetëror iranian.

Më herët në Iran u bë e ditur se koronavirusin e mposhti edhe një 91-vjeçare.

Rasti i parë me koronavirus në Iran u regjistrua më 19 shkurt në qytetin Kom, ndërsa më pas u përhap në pothuajse çdo qytet të vendit. Aktualisht, më shumë se 2,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran, më shumë se 30,000 janë infektuar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın