Bota, Koronavirusi

SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 i afrohet shifrës 70.000

SHBA tani është vendi i tretë sipas numrit të të infektuarve pas Italisë dhe Kinës, të cilat kanë 74.386 dhe 81.782 raste secila

Michael Gabriel Hernandez  | 26.03.2020 - Përdıtësım : 26.03.2020
SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 i afrohet shifrës 70.000

Washington

Sipas të dhënave aktuale të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në SHBA i afrohet shifrës 70.000, ndërsa vendi po lufton të frenojë përhapjen e virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përgjithësi, universiteti ka numëruar 69.210 raste të konfirmuara, si dhe 1.046 vdekje. Gati një e pesta e vdekjeve të konfirmuara, 192, janë regjistruar në New York, i cili gjithashtu ka një numër të lartë të të infektuarve, 17.856.

Numri i dytë, 94, është regjistruar në King County në shtetin Washington, ku virusi u përhap me shpejtësi në një shtëpi për të moshuar, para se të përhapet më gjerësisht në komunitet.

SHBA tani është vendi i tretë sipas numrit të të infektuarve pas Italisë dhe Kinës, të cilat kanë 74.386 dhe 81.782 raste secila.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın