Bota, Koronavirusi

Iran, 86 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i të vdekurve në mbarë vendin ka shkuar në 60.353

Muhammet Kurşun  | 03.03.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Iran, 86 vdekje të reja nga COVID-19

Teheran

Me 86 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 60.353, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 8.525 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 764 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.656.699.

Lari theksoi se 3.747 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.413.717.

Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 11.323.010 teste për COVID-19.

Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 11 qyteza janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq" dhe 32 qyteza si zona "portokalli", 251 qyteza si zona të "verdha" dhe 154 qyteza si zona "blu".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın