Bota, Koronavirusi

Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 13.410, ndërsa me 2.388 raste të reja arrin në 264.561 numri i rasteve

Muhammet Kurşun  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 15.07.2020
Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Teheran

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.410 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 13.410, ndërsa me 2.388 raste të reja arrin në 264.561 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 3.411 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 227.561.

Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.048.49 teste për COVID-19.

Ndër të tjera, Lari theksoi se rajonet Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, İlam, Bushehr, Razavi Khorasan, Khuzestan, Zanjan, Kurdistan, Kermanshah, Golestan, Mazandaran dhe Hurmuzgan janë përcaktuar si "zona të kuqe", ndërsa rajonet Teheran, Fars, Ardabil, Elborz, South Khorasan, Sistan-Baluchestan, Kerman, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Lorestan, Hamedan, Yazd dhe North Khorasan janë përcaktuar si "zona të rrezikuara".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın