Bota, Koronavirusi

Në Oman dhe Bahrein regjistrohen vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Omanit tha se janë regjistruar 1.679 raste të tjera, duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 61.247, përfshirë 281 vdekje dhe 39.038 të shëruar

Mahmoud Mohamed Barakat  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 16.07.2020
Në Oman dhe Bahrein regjistrohen vdekje të reja nga COVID-19

Muscat

Autoritetet lokale të shëndetit regjistruan tetë vdekje të tjera nga koronavirusi në Oman dhe tre të tjerë në Bahrein, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Omanit tha se janë regjistruar 1.679 raste të tjera, duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 61.247, përfshirë 281 vdekje dhe 39.038 të shëruar.

Autoritetet shëndetësore në Bahrein njoftuan se tre persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Tashmë, shifra zyrtare e këtij shteti të Gjirit është 34.078 raste me COVID-19, përfshirë 114 vdekje dhe 29.753 të shëruar.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia në mbarë botën ka vrarë mbi 578.600 njerëz, mbi 13.3 milionë janë shëruar, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 7.4 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın