Muhammet Kurşun
02 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 160 viktima, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve shkoi në 126.616, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.104 raste të reja me COVID-19 dhe 1.344 nga këta janë shtruar në spitale.
Numri i rasteve u rrit në 5.944.599 dhe me vdekjen e 160 personave, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 126.616.
Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 3.818.
Në Iran, shtet me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot 53.102.837 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 36.054.893 dozën e dytë dhe 97.481 të tjerë edhe dozën e tretë.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë aplikuar 82.473.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.