Tuba Şahin
02 Nëntor 2021•Përditësim: 03 Nëntor 2021
Kompania "Japan Airlines" parashikoi një humbje neto prej 146 miliardë jen (1,3 miliardë dollarë) për vitin fiskal 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila vazhdon të zvogëlon kërkesën për pasagjerë ajror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të ardhurat e vitit të plotë parashikohen të arrijnë në 766 miliardë jen (6,75 miliardë dollarë) për vitin fiskal që përfundon në mars 2022, theksoi kompania ajrore në një deklaratë.
Kompania pret që rimëkëmbja e kërkesës ndërkombëtare për pasagjerë do të marrë pak më shumë kohë pasi vendet aziatike nuk do të heqin së shpejti kufizimet kufitare.
“Kërkesa e pasagjerëve vendas po rimëkëmbet në mënyrë të qëndrueshme nga tetori me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, së bashku me uljen e numrit të infeksioneve të reja dhe pacientëve në gjendje të rëndë”, theksoi ai.
Kyodo News raportoi se në 6 muajt e parë të vitit fiskal 2021, "Japan Airlines" shërbeu rreth 6,2 milionë pasagjerë në fluturimet e brendshme, nga 4,6 milionë sa ishte një vit më parë në periudhën e njëjtë.
Gjithashturaportohet se numri i fluturimeve ndërkombëtare ishte 353.640, që është një rritje pak më e madhe se trefish në bazë vjetore.