Övünç Kutlu
02 Nëntor 2021•Përditësim: 03 Nëntor 2021
Objekti nënujor që goditi një nëndetëse amerikane me energji bërthamore muajin e kaluar ishte një mal nënujor i paeksploruar, sipas një hetimi të marinës amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëndetësja e klasit Seawolf, USS Connecticut, po operonte në Detin e Kinës Jugore kur goditi një objekt të paidentifikuar më 2 tetor, duke plagosur disa anëtarë të ekuipazhit dhe duke e detyruar anijen të nisej për në Guam për riparime.
Një hetim "përcaktoi që Connecticut u përplas me një mal të paeksploruar detar ndërsa operonte në ujërat ndërkombëtare në rajonin Indo-Paqësor", tha Marina e SHBA-së në një deklaratë.
Malet detare janë male nënujore të formuara përgjithësisht nga aktiviteti vullkanik që mund të ngrihet deri në 4.000 metra lartësi nga fundi i detit.
Gjetjet e hetimit i janë dorëzuar Zëvendësadmiralit Karl Thomas, komandant i Flotës së 7-të, e cila operon në Paqësorin Perëndimor dhe Oqeanin Indian.
Ai do të vendosë “nëse veprimet pasuese, përfshirë llogaridhënien, janë të përshtatshme”, shtohet në deklaratë.