Ekip
25 Nëntor 2019•Përditësim: 27 Nëntor 2019
Iraku sot ka rihapur pikën kufitare Al-Shib me Iranin pas një mbylljeje 9 ditore, tha Komisioni irakian i Porteve Kufitare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, komisioni tha se terminali është hapur për udhëtarët nga Iraku në Iran.
Kalimi kufitar u mbyll më 16 nëntor me një kërkesë nga Teherani për shkak të protestave kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran.
Përderisa protestat kanë rënë në Iran ditët e fundit, Iraku ende përballet me demonstrata anti-qeveritare, që shpërthyen muajin e kaluar kundër korrupsionit të thelluar dhe kushteve të dobëta të jetesës.