Zehra Nur Düz
26 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Iraku konfirmoi 107 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.437, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se me 2.437 raste të reja, numri i të infektuarve ka arritur në 39.139, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve aktualisht është 18.051.
Pandemia ka marrë më shumë se 484.400 jetë në mbarë botën pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar. SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura.
Mbi 9,5 milionë raste janë raportuar në gjithë botën, ndërsa më shumë se 4,78 milionë pacientë janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.