İdris Okuducu
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
ERBIL (AA) - Si rezultat i një operacioni të përbashkët, të ndërmarrë ditën e sotme nga Forcat Speciale të SHBA-ve dhe njësive anti-terrorizëm të Agjencisë së sigurisë të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, është vrarë i ashtuquajturi përgjegjësi i burimeve natyrore të DAESH-it dhe ndihmësi i tij, raporton Anadolu Agency (AA).
"Si rezultat i një operacioni të përbashkët të ndërmarrë ditën e sotme nga Forcat Speciale të SHBA-ve dhe njësive anti-terrorizëm të agjencisë së sigurisë, janë vrarë udhëheqësi i lartë i DAESH-it, Sami Xhasim Muhammed el-Xhuburi i cili njihet edhe si Haxhi Hamid si dhe ndihmësi i tij", thuhet në njoftimin e Agjencisë së sigurisë.