Halit Süleyman
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
IDLIB (AA) - Të paktën 11 civilë e humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit sirian në qytetin Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së të marra nga zyrtarët e Mbrotjes civile, në qytezën Dana të qytetit Idlib, humbën jetën 11 civilë ndërsa janë palgosur 20 të tjerë, si pasojë e dy sulmeve ajrore nga avionët luftarakë të ushtrisë siriane.
Nga sulmi i cili shënjestroi qendrën e qytezës, disa shtëpi dhe vende të punës janë rrëzuar, shumë shtëpi janë dëmtuar ndërsa të plagosurit janë transferuar në spitalet e improvizuara në Dana.
Ndërsa në sulmin e avionëve të regjimit në qarkun Serakip të Idlibit janë plagosur 11 persona ku 3 prej tyre ishin nga ekipi i Mbrojtjes civile.
Zyrtarët transmetojnë se avionët e ushtrisë disa ditë me radhë janë duke bombarduar rajonet të cilat gjenden nën kontrrollin e opozitarëve në Idlib.