Sayed Khodaberdi Sadat
11 Gusht 2016•Përditësim: 12 Gusht 2016
KABUL (AA) - Në operacionin në provincën Nangarhar të Afganistanit janë vrarë 34 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në operacionet të cilat vazhdojnë intensivisht kundër organizatës terroriste DAESH në qarkun Açin të provincës Nangarhar janë vrarë 34 anëtarë terroristë.
Theksohet se në operacion janë plagosur 26 pjesëtarë të DAESH-it, ndërsa njëri është kapur i gjallë.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se në provincat e ndryshme të vendit, në operacione janë vrarë 47 militantë talebanë ndërsa janë konfiskuar një numër i madh i armëve dhe municioneve.
Në operacione humbën jetën 11 punonjës të sigurisë.