Bakir Tiro
30 maj 2016•Përditësim: 31 maj 2016
BAGDAD (AA) - Tifozët e Real Madridit për herë të dytë këtë muaj ishin në shënjestër të terroristëve. Sulmi tragjik ndodhi në qytetin irakian Bakuba, 60 kilometra në veri të Bagdadit, ku u vranë 12 dhe u plagosën rëndë tetë simpatizantë të "klubit mbretëror", raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët hynë në hapësirat ku tifozët e Real Madridit u mblodhën të shtunën në mbrëmje për të ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve dhe me të shtëna armësh masakrën tifozët.
Autoritetet për sulmin fajësuan organizatën terroriste të DAESH-it, e cila vlerëson se futbolli është "anti-islame". Organizata kriminale ishte përgjegjëse për një sulm të ngjashëm në mes të majit në qytetin Balad, ku u vranë 16 tifozë të Real Madridit.
Siç ka thënë Florentino Perez, president i Real Madridit, pikërisht viktimave në Balad ia dedikuan titullin e 11-të fituar në Ligën e Kampionëve.
Reali të shtunën në Milano, në finalen e garës më të madhe të klubeve në Evropë mposhti rivalin e qytetit Atletico, pas ekzekutimit të penaltive me rezultatin 5:3 (pas kohës shtesë ishte 1:1).