Zehra Ulucak,Rafiu Oriyomi Ajakaye
30 maj 2016•Përditësim: 30 maj 2016
ABUJA (AA) – Presidenti i Nigerisë, Muhammed Buhari, bëri të ditur se kanë filluar me zbatimin e programit të mirëqenies në shumën prej 2.5 miliardë dollarë në kuadër të luftës kundër varfërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për një kanal televiziv, Buhari u shpreh se “Të varfrit në Nigeri janë trajtuar në mënyrë të padrejtë për një kohë të gjatë."
Duke pohuar se nga buxheti janë ndarë 2.5 miliardë dollarë për pesë fusha themelore për programet sociale, Buhari theksoi se në kuadër të programit do të punësohen 500 arsimtarë dhe do të mbështetet regjistrimi i 5,5 milionë fëmijëve në shkolla.
Buhari gjithashtu u shpreh se në kuadër të programit të mirëqenies do të bëhet transfertë parash e kushtëzuar për 1 milionë “nevojtarë”.