Ayşe Hümeyra Atılgan
10 Shkurt 2017•Përditësim: 10 Shkurt 2017
KIRKUK (AA) – Grupi terrorist DEASH të enjten vonë në qytetin Kirkuk ka rrëmbyer 385 civilë në mesin e të cilëve ka pasur gra dhe fëmijë, deklaroi për Anadolu Agency (AA) një zyrtar i lartë i ushtrisë së Irakut.
"Burime të sigurisë konfirmuan se DEASH-i ka ndaluar në fshatin Zeibat 260 civilë të cilët ishin në ikje nga rrethi Haviç në provincën e Kirkukut, territori i kontrolluar nga Peshmergat”, tha kapiteni i ushtrisë së Irakut, Khamid al-Obeidi, duke shtuar se një grup i dytë prej 125 civilëve u ndalua në fshatin Hamel në Kirkukun jugor.
Al-Obeidi theksoi se civilët e rrëmbyer janë në rrezik të madh meqë sipas tij DEASH-i zakonisht ekzekuton ata të cilët braktisin territoret e kontrolluara nga militantët e organizatës terroriste. Sipas tij, të gjithë civilët janë kthyer në Haviç.