İdris Okuducu,Abdullah Shukur
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
ERBIL (AA) - Pretendohet se forca miltare e përkrahur nga Irani, Hashdi Shabi, ka rritur praninë e saj në zonat e çliruara të Mosulit dhe ka nisur me kërcënimet ndaj civilëve në këtë zonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i fiseve arabe të këtij rajoni, Ahmet el-Huvejt, ka thënë: "Edhe pse Parlamenti zonal mori një vendim në mënyrë që Hashdi Shabi të mos qëndrojë në zonë pas çlirimit, ky grup militantësh është përhapur pas operacionit dhe vazhdon të rrisë praninë e tij çdo ditë e më shumë në lindje të Mosulit."
Duke vënë në dukje se milicët shiitë nuk janë pranuar nga fiset arabe në këtë rajon ai shtoi: "Pas çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DEASH, tani kemi një tjetër kërcënim, atë nga Hashdi Shabi."