Ali Abo Rezeg
08 Nëntor 2019•Përditësim: 08 Nëntor 2019
Numri i të vdekurve nga të shtënat e së enjtes nga forcat irakiane ndaj protestuesve në qytetin jugor Basra është rritur në 5, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 103 persona, përfshirë 8 të personelit të ushtrisë së Irakut janë plagosur, bëri të ditur një burim.
Të paktën 270 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në demonstratat antiqeveritare që janë zhvilluar në të gjithë Irakun që nga 1 tetori.
Revolta popullore vitet e fundit është rritur në Irak për shkak të rritjes së papunësisë dhe korrupsionit të shfrenuar. Shumë banorë kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore siç janë energjia elektrike dhe uji i pastër.