Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Irak, mbërrin kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech

Deri më tani 14.678 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 918.155 raste me virus

Ekip  | 11.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
Irak, mbërrin kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech

Bagdad

Në Irak ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kanë mbërritur 50 mijë doza nga gjithsej 3 milionë, aq sa kemi porositur nga ky prodhues", tha zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, Seif el-Badr.

Bagdadi gjithashtu ka nënshkruar kontrata për të blerë 16 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, 2 milionë vaksina ruse Sputnik V dhe 2 milionë vaksina nga kompania kineze Sinopharm.

Deri më tani 14.678 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 918.155 raste me virus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın