Ekip
05 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Zëdhënësi i qeverisë irakiane, Saad al-Hadithi tha se qeveria irakiane ka zëvendësuar komandantin e divizionit ushtarak, e cila kishte për detyrë mbrojtjen e zonës së mirë-ruajtur "Zona e Gjelbër", ku qindra protestues anti-qeveritarë u futën të shtunën dhe hynë në ndërtesën e parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).
Saad al-Hadithi tha se të enjten kryeministri Haider al-Abadi lëshoi një dekret me të cilin gjeneral lejtnant Mohammed Ridha shkarkohet për shkak të "shkeljeve dhe sulmeve ndaj institucioneve qeveritare".
Të shtunën, qindra protestues, kryesisht mbështetës të imamit shiit Muqtada al-Sadr, shembën muret e betonit dhe hynë në ndërtesën e parlamentit, ku dëmtuan mobilet dhe sulmuan fizikisht disa deputetë të cilët u përpoqën të shpëtojnë.