Emin Avundukluoğlu
05 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
ANKARA (AA) – Lidhjet e Turqisë me Bashkimin Evropian (BE) asnjëherë nuk kanë qenë të forta siç janë tani, deklaroi të enjten zv.ministri i Jashtëm i Turqisë, Naci Koru, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një fjalimi në Odën Ekonomike të Ankarasë, diplomati tha se marrëdhëniet e Turqisë me BE-në gjatë rrugëtimit integrues të vendit asnjëherë nuk kanë qenë më të forta nga siç janë tani.
“Turqia dhe BE-ja duhet të mirëmbajnë bashkëpunimin jo vetëm në fushën e udhëtimit pa viza por edhe në çështjet tjera”, tha Koru.
Fjalimi i tij erdhi një ditë pas vendimit të Komisionit Evropian (KE) që të rekomandojë heqje të vizave për shtetasit turq, vendim i cili pritet të hyjë në fuqi në fund të qershorit.