Bota

Irak, interceptohen dy raketa të lëshuara ndaj forcave amerikane

Sistemet e mbrojtjes raketore të vendosura nga SHBA, Patriot, shkatërruan raketat e shkrepura në bazën Ain al-Asad

Ekip  | 31.03.2020 - Përdıtësım : 31.03.2020
Irak, interceptohen dy raketa të lëshuara ndaj forcave amerikane

Anbar

Bateritë e mbrojtjes nga raketat interceptuan një sulm me raketa në bazën Ain al-Asad në perëndim të Irakut, ku strehohen trupat e SHBA-së, njoftoi të martën një burim i ushtrisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Oficeri irakian që foli për Anadolu Agency në kushte anonimiteti tha se raketat Patriot interceptuan dy raketa të shkrepura drejt bazës Ain al-Asad në perëndim të qytetit al-Ramadi.

Të hënën, Washingtoni vendosi bateri të mbrojtjes raketore Patriot në bazat ku qëndrojnë trupat amerikane në Irak, në bazën Ain al-Asad dhe bazën Harir në Erbil.

Kohët e fundit, ushtarët amerikanë në Irak u vunë nën objektiv të sulmeve me raketa për të cilën Washingtoni fajëson milicitë e mbështetura nga Irani në vend.

Deri më tani, Bagdadi nuk ka komentuar për vendosjen e baterive të mbrojtjes Patriot.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Irak, parlamenti irakian në janar kërkoi tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Iraku. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.