Bota

Twitter bllokoi më shumë profile të liderit iranian Ali Khamenei

Shumë ndjekës në Twitter sot në mëngjes me rastin e vizitës së profilit hasën në paralajmërimin “Llogaria është përkohësisht e bllokuar. Twitter pezullon llogarinë që shkel rregullat e Twitter-it”

Bilal Güler, Ahmet Dursun  | 31.03.2020 - Përdıtësım : 31.03.2020
Twitter bllokoi më shumë profile të liderit iranian Ali Khamenei

Ankara

Platforma e medias sociale Twitter ka pezulluar profilin e liderit iranian të ajatolah Ali Khamenei, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë ndjekës të Khamenei në rrjetin social Twitter sot në mëngjes me rastin e vizitës së profilit hasën në paralajmërimin “Llogaria është përkohësisht e bllokuar. Twitter pezullon llogarinë që shkel rregullat e Twitter-it”.

Llogaritë e Khameneit në persisht dhe anglisht u zhbllokuan shpejt, por profilet në arabisht, urdu dhe frëngjisht janë akoma nën bllokim.

Zyra e Khameneit ende nuk janë prononcuar mbi bllokimin e profilit, ndërsa pezullimi i profilit në Twitter të Khameneit ka ndodhur edhe më parë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın