Mustafa Melih Ahıshalı
07 Qershor 2023•Përditësim: 08 Qershor 2023
Ministri iranian i naftës, Javad Owji tha se planifikojnë ta kthejnë Iranin në një qendër gazi natyror me punimet që do të kryhen në qytetin Asaluyeh në jug të vendit, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Owji bëri një deklaratë për shtypin pas mbledhjes së kabinetit.
"Ne kemi vendin e dytë në rezervat e gazit natyror në botë. Ne po përpiqemi të bëhemi një qendër e gazit natyror në Asaluyeh në bashkëpunim me Rusinë, Turkmenistanin dhe Katarin", tha ai.
Duke thënë se po bëjnë përpjekje për të rritur eksportin e gazit natyror në vendet e rajonit, Owji tha se "Irani sot ka më shumë se 33 trilionë metra kub rezerva të gazit natyror dhe një vendndodhje të favorshme gjeografike. Janë bërë plane të nevojshme nga Ministria e Naftës për të siguruar zhvillime në këtë fushë".