Ekip
27 Tetor 2021•Përditësim: 27 Tetor 2021
Të paktën 12 civilë u vranë në një sulm nga terroristët e DEASH-it të martën në provincën lindore të Irakut, Dijala, njoftoi një burim mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi tha për AA se 15 të tjerë u plagosën.
Më herët të martën, një oficer policie tha për AA se një grup terroristësh të DEASH-it sulmuan fshatin Al-Rashad të Dijala-s me pushkë snajper dhe mitralozë.
Nëntogeri Shaalan al-Kameli tha se terroristët hapën zjarr ndaj banorëve të fshatit, duke shtuar se ata u arratisën pas mbërritjes së forcave ushtarake irakiane.
Në muajt e fundit, terroristët e DEASH-it kanë përshkallëzuar sulmet e tyre, veçanërisht në zonën midis Kirkukut, Salahuddinit dhe Dijala-s, i njohur si "Trekëndëshi i Vdekjes".
Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren ndaj DEASH-it duke rimarrë të gjitha territoret që grupi terrorist kontrollonte që nga vera e vitit 2014, rreth një të tretën e territorit të vendit.
Megjithatë, grupi ruan ende celulat e fshehta në zona të mëdha të Irakut duke ndërmarrë sulme të herë pas hershme.