Bota

Senati miraton emërimin e Jeff Flake për ambasador të ri të SHBA-së në Turqi

Jeff Flake në postin e ambasadorit amerian në Ankara në mes të korrikut e propozoi presidenti Joe Biden, i cili do të zëvendësojë amasadorin në ikje David Satterfield

Michael Gabriel Hernandez  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 27.10.2021
Senati miraton emërimin e Jeff Flake për ambasador të ri të SHBA-së në Turqi

Washington

Senati amerikan miratoi emërimin e ish-kongresmenit republikan, Jeff Flake, si ambasador të ri të SHBA-së në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Flake u propozua për postin e ambasadorit të SHBA-së në Ankara në mes të korrikut nga presidenti Joe Biden dhe do të zëvendësojë ambasadorin në ikje David Satterfield.

Flake ishte aleati kryesor republikan i Bidenit gjatë garës së vitit të kaluar për Shtëpinë e Bardhë dhe mbështeti kandidatin e atëhershëm demokrat, pasi doli si një republikan që kishte qenë prej kohësh në mosmarrëveshje me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Ambasadori i sapoemëruar Flake ishte anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë gjatë shërbimit të tij gati dy dekadash në Kongresin e SHBA-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın