Ekip
17 korrik 2022•Përditësim: 18 korrik 2022
Forcat irakiane të sigurisë arrestuan 26 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH në bastisjet në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Shtatë anëtarë të dyshuar të DEASH-it u arrestuan në një pritë në provincën veriore të Kirkukut të shtunën”, njoftoi Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i Irakut.
Forcat e sigurisë arrestuan 12 të dyshuar në provincën perëndimore të Anbarit dhe shtatë në Salahuddin në veri të Irakut.
“Të gjithë të dyshuarit u janë dorëzuar organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjitha territoret, rreth një të tretën e vendit, që organizata terroriste sulmoi dhe pushtoi në vitin 2014.
Organizata terroriste ende mban "celula të fjetura" në zona të mëdha të Irakut dhe herë pas here kryen sulme. Ushtria irakiane dhe forcat e sigurisë vazhdojnë me operacione të shpeshta kundër kësaj organizate.