Ömer Erdem
17 korrik 2022•Përditësim: 18 korrik 2022
Një sulm vetëvrasës është kryer në qytetin Jowhar, në rajonin Shabelle Qendror në jug të Somalisë, në afërsi të hotelit ku qëndrojnë ministrat dhe deputetët, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i policisë i cili nuk dëshiron të identifikohet, në një deklaratë për AA tha se "Sulmuesi ka shpërthyer autobombën që ka përdorur. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të hotelit 'Nur Dor' ku qëndrojnë ministrat dhe deputetët në qytetin e lidhur me rajonin Hirshabelle i cili ndodhet 90 kilometra në veri të kryeqytetit Mogadishu".
Zyrtari ka theksuar se si pasojë e sulmit ka viktima dhe të plagosur. Ndërkohë askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Organizata terroriste Al-Shabaab shpesh kryen sulme që vendosin në objektiv forcat e sigurisë dhe civilët në Somali.