Safvan Allahverdi
16 Nëntor 2017•Përditësim: 17 Nëntor 2017
WASHINGTON (AA) – Dega e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Washington mori pjesë në një ngjarje të nivelit të lartë të diplomacisë kulturore në Universitetin e Kalifornisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ngjarje gjithashtu morën pjesë edhe përfaqësues kulturor të Italisë dhe Japonisë në SHBA.
Duke përfaqësuar Turqinë, drejtori i Institut “Yunus Emre” në SHBA, Halid Bulut, foli për karakterizimin e diplomacisë kulturore dhe lidhjet mes Turqisë dhe SHBA-ve. Ai gjithashtu theksoi suksesin e kohëve të fundit të Turqisë në ndihmën humanitare në mbarë botën.
“Ne duam të sigurojmë që shoqëritë në mbarë botën të mësojnë rreth Turqisë nga burime më të sakta. Ekzistojnë shumë burime që mund t’i çojnë njerëzit në dezinformata, kështu që ne po e bëjmë këtë përmes aktiviteteve të zhvilluara në shumë vende në kategorinë e kulturës, artit dhe gjuhës turje”, tha Bulut për AA.
Instituti “Yunus Emre” ofron shërbime jashtë Turqisë për njerëzit që duan të mësojnë gjuhën turke, kulturën dhe artin, si dhe për të përmirësuar miqësinë midis Turqisë dhe vendeve të tjera dhe për të rritur shkëmbimin kulturor.
Që nga themelimi i saj në vitin 2009, instituti u ka mësuar gjuhën turke rreth 100 mijë personave në 43 vende të ndryshme.
I emëruar pas poetit "Yunus Emre" të shekullit të 13-të, instituti ka gati 54 qendra kulturore anembanë botës duke ofruar programe artistike, sociale dhe shkencore.