Bota

Idlib, 40 mijë civilë zhvendosen në 2 javë

“Një pjesë e madhe e civilëve që janë larguar nga sulmet e ndërmarra nga ushtarët e regjimit të Asadit, grupet terroriste me mbështetje iraniane dhe Rusia, janë zhvendosur në hapësirat e kampeve në territoret siriane"

Eşref Musa, Burak Karacaoğlu  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 16.11.2019
Idlib, 40 mijë civilë zhvendosen në 2 javë ( Muhammed Abdullah - Anadolu Agency )

Idlib

Rreth 40 mijë civilë janë zhvendosur në 14 ditët e fundit për shkak të sulmeve që regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësi i tij Rusia kanë ndërmarrë ndaj vendbanimeve brenda zonës së deskalimit Idlib në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, një prej institucioneve të shoqërisë civile (OJQ) lokale, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me migrimin e shfaqur si pasojë e sulmeve intensive të kryera kundrejt zonës së deskalimit Idlib. 

“Një pjesë e madhe e civilëve që janë larguar nga sulmet e ndërmarra nga ushtarët e regjimit të Asadit, grupet terroriste me mbështetje iraniane dhe Rusia, janë zhvendosur në hapësirat e kampeve në territoret siriane si Atme, Kah, Deyr Hassan dhe Kefer përballë rajonit Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë, si dhe në ullishtet në Idlib dhe zonat e operacioneve “Mburoja Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, zona këto të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët”, thuhet në deklaratë. 

Në 14 ditët e fundit të muajit tetor regjimi i Asadit dhe Rusia intensifikuan sulmet e tyre tokësore dhe ajrore, ku dhe për këtë arsye janë zhvendosur rreth 40 mijë civilë. 

Në deklaratë theksohet se për të njëjtën periudhë janë vendosur në objektiv 2 ambulanca dhe 29 qendra jetësore përfshirë shkolla, xhamia, centrale dhe qendra shëndetësore, ku në sulmet e ndërmarra kanë humbur jetën 6 persona duke përfshirë mësues dhe gazetarë. 

Situata e fundit në Idlib 

Sipas raportit të mbrojtjes civile, njoftohet se 75 civilë nga të cilët 13 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra muajin e kaluar ndaj vendbanimeve civile në Idlib nga regjimi i Asadit, grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane dhe Rusia. 

Që nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë në rajonin e deskalimit Idlib kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë. 

Ndërkohë që ka tejkaluar 1 milion numri i personave që kanë migruar brenda një viti nga vendet ku sulmet janë intensive drejt vendeve që janë më të qeta dhe kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın