Adel Omeragic
05 Korrik 2021•Përditësim: 06 Korrik 2021
Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi bëri të ditur se në aeroportin e Podgoricës kanë arritur 200 mijë doza të vaksinës Sinopharm, që iu dhurua Malit të Zi nga Hungaria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Donacioni u dorëzua nga Ministri i Jashtëm Peter Sijarto në emër të qeverisë hungareze.
Ministrja e Shëndetësisë së Malit të Zi, Jelena Boroviniç Bojoviç, gjatë dorëzimit të donacionit, theksoi se Hungaria, si shumë herë më parë, tregoi një shkallë të lartë solidariteti dhe miqësie ndaj Malit të Zi.
"Sot, kam kënaqësinë e veçantë të informoj qytetarët malazezë se Hungaria ka dhuruar 200 mijë vaksina Sinopharm në vendin tonë, gjë që është e një rëndësie të paçmueshme sepse po vjen në Mal të Zi në kohën e duhur", tha Boroviniç Bojoviç.
Në këtë mënyrë, siç theksoi ajo, vazhdon vaksinimi masiv kundër koronavirusit.