Gamze Türkoğlu Oğuz
30 Mars 2020•Përditësim: 31 Mars 2020
Komiku japonez, i cili në vendin e tij cilësohej si "Robin Williams" i Japonisë, Shimura Ken, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, 70-vjeçari Shimura, ishte vendosur në një spital në Tokio më 20 mars, me diagnozë "ethe të ashpra dhe pneumoni të rëndë".
Më tutje, në lajm bëhet e ditur se testi i Shimura më 23 mars ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Vdekja e Shimura, i cili karrierën e filloi në vitin 1974 me grupin e komedive "Drifters" dhe ka treguar se është inspiruar nga komiku amerikan Jerry Lewis, u prit me trishtim të madh në Japoni.