Bota, Koronavirusi

Humb jetën komiku japonez nga COVID-19

70-vjeçari Shimura, ishte vendosur në një spital në Tokio më 20 mars, me diagnozë "ethe të ashpra dhe pneumoni të rëndë"

Gamze Türkoğlu Oğuz   | 30.03.2020
Humb jetën komiku japonez nga COVID-19

Ankara

Komiku japonez, i cili në vendin e tij cilësohej si "Robin Williams" i Japonisë, Shimura Ken, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, 70-vjeçari Shimura, ishte vendosur në një spital në Tokio më 20 mars, me diagnozë "ethe të ashpra dhe pneumoni të rëndë".

Më tutje, në lajm bëhet e ditur se testi i Shimura më 23 mars ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Vdekja e Shimura, i cili karrierën e filloi në vitin 1974 me grupin e komedive "Drifters" dhe ka treguar se është inspiruar nga komiku amerikan Jerry Lewis, u prit me trishtim të madh në Japoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın