Naim Berjawi
09 Tetor 2023•Përditësim: 09 Tetor 2023
Grupi Hezbollah i Libanit ka njoftuar se ka shënjestruar me raketa dhe predha dy objekte ushtarake izraelite në rajonin e Galilesë në Izraelin verior, transmeton Anadolu.
Grupi njoftoi se e mori veprimin si një “përgjigje fillestare” ndaj vrasjes së tre prej anëtarëve të tij.
“Dy kazermat u shënjestruan duke përdorur raketa dhe predha mortajash, duke rezultuar në goditje të drejtpërdrejta”, tha grupi Hezbollah.
Më herët, Hezbollahu tha se tre nga anëtarët e tij u vranë gjatë ditës në sulmet izraelite në Libanin jugor.
Ushtria izraelite, nga ana e saj, njoftoi vrasjen e “disa militantëve që kaluan kufirin nga Libani”.
Televizioni izraelit ‘Channel 12’ raportoi se “tre ushtarë izraelitë u plagosën në një përleshje” me persona të armatosur depërtuan në kufi.
Dje, Hezbollahu i Libanit riafirmoi mbështetjen e saj për rezistencën palestineze, duke theksuar se nuk është “neutrale” në luftimet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.