Sena Güler
31 mars 2021•Përditësim: 31 mars 2021
Grupi palestinez Hamas ka dënuar lëvizjet e fundit të Bahreinit si pjesë e marrëveshjes me Izraelin për të normalizuar marrëdhëniet e tyre vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA pasi mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa lëshoi një dekret mbretëror për të emëruar ambasadorin si shef i misionit diplomatik të Bahreinit në Izrael, zëdhënësi i Hamas-it, Hazem Qassem, tha se vendimi ishte rezultat i "këmbënguljes në gabimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje normalizimi me forcat okupuese”.
Duke dënuar hapin, Qassem theksoi se marrëveshja u shërben vetëm interesave të Izraelit, jo kombeve arabe në rajon.
Al Khalifa të martën emëroi ambasadorin Khalid Yusuf Al-Jalahma në këtë post.
Qeveria izraelite në janar caktoi një shef të përkohshëm të misionit të saj diplomatik në Bahrein.
Më 15 shtator të vitit 2020, Izraeli krijoi marrëdhënie zyrtare me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin si pjesë e marrëveshjes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, hap i ndjekur më pas nga Sudani dhe Maroku.