Mehmet Nuri Uçar
16 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
GAZA (AA) – Lëvizja e Rezistencës Palestineze Hamas shënon përvjetorin e 31-të të themelimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën sot në sheshin Al Qatibe në Gaza për të festuar ditëlindjen e 31-të të Hamasit.
Në tubimin në Rripin e Gazës marrin pjesë udhëheqësit e Hamasit Ismail Haniyya dhe Yahya Sinvar dhe përfaqësues të grupeve të tjera palestineze.
Krahu ushtarak i Hamasit Brigada Ezzedin al-Qassam gjithashtu mbajti një paradë në qendër të Gazës.
Tubimi i sotëm është manifestim qendror me të cilin Hamasi feston përvjetorin e themelimit. Lëvizja është themeluar më 14 dhjetor të vitit 1987 me qëllim të dhënies fund të pushtimit izraelit dhe krijimit të një shteti të pavarur palestinez.